Bloody Roar 3

(2001)

Nxjerrë një vit më parë në makineritë arkade, Ulërima e Përgjakur 3 rikthehet kësaj radhe mbas suksesit të Bloody Roar 2 për PSOne. Problemi qëndron te ideja se titulli i tretë bëhet bajat pa filluar mirë akoma. Ka disa personazhe të rinj, por shumica e stafit vazhdojnë të njëjtët.

Ashtu si lojërat paraardhëse edhe në këtë titull të tretë, personazhet kanë aftësinë për tu shndërruar në kafshë të egra duke fituar ca nga gjaku i humbur dhe forcë të madhe. 

Vazhdon gjithashtu sistemi i thjeshtë i kombove.

Për një arsye ose tjetrën, edhe Bloody Roar 3 ka një histori; një konflikt midis shtazëve zoanthrope dhe një kompanie quajtur XGC që i përdor këta të fundit si kavje për eksperimente jo etike. Imagjinoni X-Men ku mutantët jetojnë në frikë nga njerëzit, dhe ja ku e keni formulën.

Loja vazhdon të mos jetë e balancuar aq sa duhet, megjithatë për ata që s'kanë luajtur dy titujt e parë, nuk ka problem pasi historia e personazheve prezanton edhe një herë konfliktin në lojë, konflikt që duhej në teori të kishte mbaruar te loja e dytë.

Comments

Popular posts from this blog

Tekken 5