The Warriors

(2000)

Një nga përshtatjet e pakta të saktë të një filmi në një video game vjen nga kolosi RockStar (njohur kryesisht për serinë e saj GTA). Filmi i fiteve 80 The Warriors ishte disi i çuditshëm i formës "pa folur e pa qeshur e pa ngacmuar njëri tjetrin." Nëse nuk e keni haberin fare të filmit, mos u shqetësoni aspak. Titulli ka mjaftueshëm gaz për t'i mbajtur gjërat interesante.

Pak a shumë historia nuk devijon fare nga filmi i regjisorit Walter Hill. Në një mbledhje "sekrete" midis bandave të qytetit të madh të Nju Jorkut, grupi i gangsterëve në fokusin e filmit dhe lojës, akuzohen padrejtësisht për vrasjen e krye-gangsterit të qytetit. Mbas kësaj e gjithë nata kthehet në një ndjekje këmba këmbës midis bandave për ndëshkimin e "fajtorëve." Në lojë lojtarit i duhet të ndeshet hap pas hapi me banda të ndryshme, duke parë nivelin e vështirësisë së lojës të shkojë nga shumë e lehtë, në atë shumë të vështirë.

Loja ka elementë strategjik, por në themel është një beat em up tradicionale me më shumë opsione se ato parë në makineritë arkade. Nga grushtet e shkelmat dhe objektet e shpërndara përreth, ju duhet të vendosni për vete dhe për anëtarët e bandës nëse do kaloni në ofensivë apo mbrojtje.

Edhe pse mban markën e RockStar, mos u gënjeni. Ky titull është tërësisht linear. Ka objektivë dytësor, megjithatë këta janë të mërzitshëm si për shembull vjedhja e ndonjë dyqani, vandalizmi i mureve me simbole gangsterësh ose rrëmbime makinash. Nëse ka një gjë për të cilën kompania në fjalë bën mirë, është dhuna, e në këtë titull do ketë shumë gjak, përplasje kokash dhe shkopinj bejsbolli.

Comments

Popular posts from this blog

Tekken 5