Max Payne

(2001) 

Personazhi tragjik nga RockStar Games u bë i famshëm falë skepticizmit të tij prej detektivi dhe këmbënguljes për t’i shkuar punëve deri në fund, edhe kur kjo nënkuptonte t’i dilje kundra të gjithëve. 

Max Payne qe loja aksion më e mirë e 2001’shit në lidhje me krimin e organizuar. Historia e treguar me anë të paneleve stripesh të ngjyrosura si me pastele, si edhe ëndrrat e vazhdueshme të Maksit, krijuan lehtësisht afinitet të personazhit me lojtarin që e komandonte. Tani që mendohemi s’ishin as ëndrra; makthe në lidhje me vrasjen e gruas dhe fëmijës.

Efektet vizuale dhe inteligjenca artificiale ishin shumë të mira gjithashtu; kujtojmë se bëhet fjalë për vitin 2001.

Filmi më vonë bazuar në këtë titull me Mark Whelberg u fundos nga kritika dhe komisioni i vlerësimit për dhunën, edhe pse sinqerisht mendoj se ishte një film goxha i mirë. Jo ndonjë gjë e veçantë, por mirë për buxhetin dhe materialin bazë që mund të përdorej.

Comments

Popular posts from this blog

Tekken 5