SOS: The Final Escape
(2002)(titulli alternativ: Disaster Report)
Përpara se I’m Alive të vlerësohej si inovative dhe origjinale, ekzistonte ky titull në PS 2. Sidoqoftë të dyja titujt përfunduan nën radar dhe nuk shitën mjaftueshëm.
Loja e vendos lojtarin në mes të një fatkeqësie natyrore e cila më pas rezulton se nuk është edhe aq natyrore, por diçka e errët fshihej mbas ngjarjeve. Ndërkohë personazhit kryesor (Keith Helm) i duhet jo vetëm të mbijetojë vetë, por edhe të ndihmojë të mbijetuarit e tjerë gjendur mes kaosit.
Sfida e vërtetë e lojës nuk ishte gjetja e ujit dhe burimeve për të mbijetuar, por mbajtja gjallë e të mbijetuarve. Vetëm falë tyre mundej lojtari të hapte zona të reja për të eksploruar.
Është një nga ato lojëra ku gjërat nuk zgjidhen me armë, por me biseda. Jo radhë lojtari do shikojë njerëz të armatosur gjendur gjithashtu në panik, por nuk do përdorë vetë këto të fundit. Loja ka një fund të vetëm (me aq sa dihet), por zgjedhja në fund nuk ka ndonjë vlerë, nëse gjatë gjithë udhëtimit bënin qindra zgjedhje.
Ky titull ishte goxha origjinal për kohën, për fat të keq nuk u vlerësua aq sa duhej.
Comments
Post a Comment