Gran Turismo 3: A-Spec
(2001)
Mendohet se Grand Turizmo u krijua kur origjinatori i lojës shkoi në zyrën e shefit të Sonit (sektori lojërave) dhe tha se ai donte të ngiste makinën e tij në kompjuter. Shefi menjëherë kishte aprovuar idenë e tij. Dy titujt e parë të GT shpejt u gjendën në PSOne duke fituar jo vetëm sukses por edhe respekt për realizmin në simulimin e garave. Shpejt ama, pika e fortë e lojës iu kthye kundra duke humbur vazhdimisht pikë sepse jo të gjithë kishin më durimin dhe aftësinë për të praktikuar lojën. E vërteta është se të gjitha seritë Grand Turismo, kërkojnë durim dhe mjeshtri. Shumë shpejtë lojërat konkurruese si Grid dhe Need4Speed ia morën të drejtën serisë për tu konsideruar si loja më e mirë për gara me makina. Arsyet ishin nga më të ndryshmet, disa prej të cilave do shpjegohen në titullin e katërt, ndodhur gjithashtu në këtë katalog në vitin 2005.
Sidoqoftë, për kohën Grand Turismo 3 akoma mund të quhej mbreti i garave të makinave virtual. Me grafikë të përmirësuar në sajë të platformës ku është publikuar gjithmonë ekskluzivisht, loja sillte pista dhe makina të reja me shumicë. Me thënë të drejtën ishte GT 2 me update; gameplay kishte ndryshime dhe përmirësime vërtet, por jo nga ato që një amator si puna ime mund t'i vinte re, dhe me sa kam pyetur vërdallë, as pjesa tjetër nuk duket sikur i ka vënë re këto ndryshime.
Megjithatë për vite me radhë Grand Turismo 3: A-Spec, qëndroi solide si një lojë e shkëlqyer garash, që nuk lejonte gabime në kthesa, e që me kryeneçësi, kërkonte që lojtari të torturohej duke marrë patentat në fillim përpara se të fillonte lojën e vërtetë. Për më shumë, lexoni Grand Turismo 4, gjithashtu sipas meje, një ekspansion i rëndomtë i serisë në fjalë.
Si përfundim ajo që mund të them për këtë titull, është se është një lojë e arrirë, e plakur keq disi sot, ku me kënaqësi kam shpenzuar orë të tëra duke mësuar hiletë e pistës dhe duke shpenzuar pa fund te Nisan Skyline e kuqe me të cilën garoja (pa u futur shumë në detaje pasi unë marr vesh i mut për makinat).
Comments
Post a Comment