Time Crisis 3

(2003) 

Time Crisis është një nga ato seritë që unë kurrë s'i mësova me i luajtur si duhet, por që gjithmonë kam pasur kënaqësi t'i luaja. Loja e parë ndryshoi tërësisht rregullat e qëlluesve duke shtuar për më butonin e fshehjes, por jo vetëm. 
Titulli i lojës duhet marrë seriozisht, koha është flori në këtë titull. Është armiku kryesor me thënë të drejtën. Mund të fshiheni e të jeni të sigurt për një farë kohe, por kujdes sepse sahati ecën gjithnjë më shpejtë sesa duhet.

Time Crisis 3 nga vetë numërimi kuptohet që është e treta në seri, nëse nuk marrim parasysh titullin TC Project Tiatan në PSOne. Ashtu si dhe titulli i dytë, loja vazhdon të lejojë dy lojtarë njëkohësisht që jo radhë ndërveprojnë me njëri tjetrin si pak a shumë The House of the Dead 3. Ndryshim tjetër i mirëpritur është edhe modaliteti i ndryshëm i armëve. Pistoleta kryesore vazhdon të ketë fishekë pa limit, ndërsa arma automatike dhe çiftja (për mos përmendur edhe anti-tankun) kanë limite e duhet vendosur nga lojtari sesi mund të përdoren në mënyrën më inteligjente të mundshme.

Sa për historinë, ajo vazhdon të ruajë një lidhje të vakët me titullin paraardhës. Astigos, një shtet ishull fiktiv, pushtohet nga fqinji. Lufta zgjat pak javë. Më pas gjithçka kthehet në një luftë të hapur, lojtari kundra një ushtrie të tërë, mbas një misioni infiltrimi që nuk shkoi ashtu si duhej. Konflikti më madhor i lojës, është gjetja e një plani që përfshin raketa balistike që do sillnin dëme të jashtëzakonshme jo vetëm për Astigos, por edhe gjithë vendet e tjera fqinje që Federata Zagoriane (të këqijtë me pak fjalë) mund t’i konsiderojë armiq nesër pasnesër. Si gjithmonë lojtarit i duhet të qëllojë kë t’i dalë përpara për të ndaluar lëshimin raketor.

Time Crisis, gjithashtu si gjithë titujt e serisë është një lojë që mund të luhet vazhdimisht e vazhdimisht pa u mërzitur. Titulli i tretë gjithashtu nuk zhgënjen. Megjithatë kjo lojë nuk është për të gjithë. Njoh shumë persona që gjuajtjet me armë nuk i kanë qejf, nuk i kanë qejf aspak, por fansat e armëve gjithmonë do gjejnë diçka për të vrarë te kjo lojë. Për mua ishte një udhëtim goxha i këndshëm, e nëse ju del ndonjë opsion për ta ndërmarrë edhe ju, gjithmonë nëse jua mban xhepi, atëherë ndërmerreni pa frikë. Për fat të keq vetëm këto dy tituj mundëm të merrnin fansat në PS 2, kjo sepse Time Crisis 4 do zhvillohej dhe publikohej në PS 3.

Comments

Popular posts from this blog

Tekken 5