Final Fight Streetwise

(2006)

Unë doja t'i jepja një shans kësaj loje vërtet, por Final Fight në PS2 e bën shumë të vështirë. Ndjehet e thatë dhe e ngathët; ky element i fundit është anatemë për të gjitha lojërat beat em up. Arsyeja se pse doja t'i jepja një shans, ka të bëjë me faktin e hidhur se ka shumë pak beat em up të mirëfilltë në këtë platformë. E vetmja lojë e pastër në kategori që ia vlen të përmendësh është God Hand, për mos folur fare për The Bouncer apo The Red Star. Nëse përmendni Devil May Cry 3, kam frikë t'iu informojë se nuk është tamam tamam një beat em up. Dhe po kështu është edhe Final Fight Streetwise.

Me një botë të hapur kompakte dhe rrugica të ngushta, ju ndiqni përpjekjet e Travers për të gjetur vëllanë e rrëmbyer, Kodin. Gjatë rrugës takohet me personazhe të njohura të serisë si Guy dhe Mike Hagar (akoma kryetari i bashkisë).

Kodi, ndoshta personazhi më i nënvlerësuar i serisë mund të përftohet vetëm nga fundi i lojës. Brenda diskut 4,3 gigabite, përfshihet edhe Final Fight origjinal për arkade.

Pasi ka dalë nga burgu Kodi merret me stërvitjen e Travers. Të dy merren me ndeshje të jashtëligjshme nëntokë. Krejt papritur mjeshtri rrëmbehet nga një bandë e re në qytet. Kjo len lojtarin në komandën e vëllait të vogël të heroit të serisë me një arsenal grushtesh të lehtë e të fortë të cilat mund të kombinohen larmishëm. Mungon kërcimi i famshëm, thjeshtësia në kapje e hedhje dhe një sistem luftimi që shpejt bëhet bajat. Të gjitha mini-gamet e gjendura në hartë nuk mund të kompensojnë për përsëritjen e vazhdueshme të të njëjtës situatë. 

Megjithatë thika vazhdon të mbajë hegjemoninë mes arsenalit të gjetur në rrugë; shumë më mirë se shkopi i bejsbollit.

FFS nuk është e keqe si lojë. Po deshët me lëshuar pak stres duke gjuajtur personazhe digjitale, FF jep mundësinë. Por loja nuk ruan asgjë nga origjinali, në mos një ndjenjë nostalgjie. Mua vetë nuk më pëlqeu aspak.

Comments

Popular posts from this blog

Tekken 5