Final Fantasy 10-2
(2003)
Për mos u ngatërruar me Final Fantasy XII, FF X-II ishte spin-off i parë i një titulli Final Fantasy. Square Enix prish traditën, e në një farë mënyre shkatërron titullin e dhjetë. Kjo lojë, ka bukurinë e saj të pamohueshme si RPG, megjithatë më shumë na ngjan si një lojë marketingu e bërë apostafat për të vjel të ardhura nga adhuruesit.
Tetsuja Nomura i dizenjon bukur personazhet në këtë seri. Nuk mund të themi të njëjtën gjë për historinë e cila duket sikur e humb çdo lidhje logjike me paraardhësen e saj.
Aeonët, krejt papritur nuk janë më në qendër të vëmendjes. Skenat filmike janë akoma të bukura për tu parë dhe kolona muzikore gjithashtu.
Spira është sërish në rrezik. Kësaj radhe nuk është ndonjë evokues i çmendur, por një tjetër i çmendur që dëshiron të përdorë një armë armagedoni për tu hakmarrë për vdekjen e të dashurës së tij. Me pak fjalë: të hakmerresh është gjë e keqe e të falësh është gjë e mirë; të harrosh është alternative. Kjo seri deviante, ka të gjithë elementët e lojës, edhe pse ndjehet se diçka mungon...
Comments
Post a Comment