Metal Slug 4
(2002)
Në 2002-shin SNK Playmore ngutet dhe nxjerr serinë e katërt. Me sa duket zhvilluesit nuk mësuan ndonjë gjë nga suksesi i tre serive të para. Regresi i MS fillon pikërisht në këtë puntatë. Nuk është çudi që stafi që krijoi e zhvilloi serinë nuk i përmendin MS 4 dhe MS 5 si favoritet e tyre. Këto lojëra ishin me të vërtetë të dobëta, akoma jo nuk mund të themi se ishin dështime. Në këtë seri thjeshtë nuk ndjehej inovacioni.
Arma më e bukur u paraqit në këtë seri (Double Havy Machinegun) por as kjo dhe as dy personazhet e rinj Trevor dhe Nadia nuk mundën ta shpëtonin serinë e katërt nga humbja e popullaritetit. MS 4 nuk ishte asgjë e re, asgjë e vjetër. Ngjante si një version i thatë i serisë së parë vetëm se tashmë nuk ishte më seria e parë.
Makineria më e lezetshme në të gjithë lojën është bretkosa mekanike.
Historia nuk kuptohet edhe aq mirë. Një organizatë terroriste ndërton robotë me pamjen e gjeneralit Morden për ndonjë arsye ose tjetrën. Nuk jemi lodhur ndonjë herë për ta kuptuar atë.
Premisat e lojës qëndrojnë po ato: gjuaj çdo dreq gjëje që lëviz duke përdorur çdo gjë që të vjen për duarsh. Loja gjithashtu është përfshirë në Metal Slug Anthology.
Comments
Post a Comment