Tetris Worlds

(2001 për Game Boy Advance; 2002 për PS2)

Një nga versionet e shumta të Tetris, me disa shtesa e modalitete të ndryshme. Lojtari duhet të shpëtojë disa krijesa të quajtur Minos duke luajtur disa nga botët e Tetris. Me performancë të mirë, Minosat do terra-formojnë planetin për të krijuar një shtëpi të tyren.

Përveç Tetrisit kryesor, nuk e di nëse ia vlen të luhen alterimet e tjera, që janë pak a shumë e njëjta lojë por me objektiva precize. Për shembull në modalitetin Hot-Line, ka gjashtë vija në fushë. Lojtari merr pikë vetëm kur pastron figurat vetëm në atë linjë.
Tetris e njohin të gjithë ndaj dyshoj se mund të shtojmë ndonjë gjë konstruktive këtu. Ndoshta mund të theksojmë se lojtari ka opsionin për ta kthyer figurën sa herë të dojë pak para se ta fundosë në fushë; një shtesë e këndshme që e lehtëson disi lojën.

Edhe pse loja është publikuar në shumë platforma, fituesi i vërtetë është ai i Game Boy Advance për shkak të mobilitetit të kësaj konsole xhepi. Ndërkohë që të fusësh diskun sa herë në PS2 mund të bëhej paksa e bezdisshme, në konsolën e vogël popullore të Nintendos, ishte tepër praktike të filloje një lojë. Mjafton të fusje kasetën dhe loja fillonte sakaq.

Comments

Popular posts from this blog

Tekken 5