Fatal Frame 2: Crimson Butterfly
(2003)
Survival Horror merr një tjetër dimension me titujt Fatal Frame. Ky dimension ndjehet shumë japonez me thënë të drejtën, por kur një kulturë e huaj ju ka ndaluar të shijoni një lojë kompjuterike?
Në këtë titull të dytë, Mio, një vajzë e re simpatike japoneze shkon pas shpirtrave për të kryer ritual ekzorcizmi. Nuk përdoren armë, kryqe apo uji i shenjtë, thjeshtë një kamera kulti. Arsyeja se pse Mio do e bënte këtë, është kërkimi i saj i pareshtur për motrën e humbur Maju. Në bazë të mbylljes, ajo mund të jetë gjallë ose e vdekur.
Një pjesë e vogël e fantazmave nuk janë të dëmshme. Disa prej tyre thjeshtë do ju tregojnë rrugën. Kur kamera (mekanizmi metalik në të djathtë të ekranit) shkëlqen, është koha të shikoni përreth; nuk i dihet kurrë nga do sulmoheni.
Gjatë rrugës do gjeni sende shëruese, municione (filma të vjetër për kamerën) dhe çelësa për të hapur dyer andej e këndej. Eksplorimi është pikë kyçe dhe këtë duhet ta bëni nën sfondin e një muzike rrëqethëse.
Nëse jeni një tip që frikësoheni lehtë, ky titull do ju kall datën. Nëse jeni një tip që nuk keni durim për të eksploruar të gjitha dyert, atëherë as për ju nuk bën. Por jepini pak besim kësaj loje, dhe Fatal Frame do ju dhurojë një udhëtim që nuk i ngjan asnjë tjetri. Me sukses Tecmo ruan traditën edhe në titullin tjetër të tretë me të njëjtin emër.
Comments
Post a Comment