GTA San Andreas
(2004)
Mirë se erdhët në geto. Tashmë mund të bëni tatuazhe, të hidhni avionët në erë ose t’i pilotoni e shumë të tjera. Në këtë titull nuk shikohet ndonjë risi ose ndonjë hap para nga GTA 3 dhe Vice City. GTA: Mendojmë se SA ishte një eksperiment i suksesshëm për të përgatitur terrenin e GTA 4.
Avantazhi i kësaj serie kishte të bënte me një hartë gjigante. Tepër e madhe.
Ju merrni në komandë një “ish-getoist” i cili kthehet në qytetin e tij vetëm për të zbuluar se një polic i korruptuar ka vrarë vëllanë tuaj. Fillon kështu një kalvar i gjatë misionesh për tu hakmarrë ndaj përgjegjësve, ndërsa duhet të vendosni e të mbani reputacionin virtual në geto a thuajse ka ndonjë reputacion në këto zona.
E nëse historia bazë bëhet pak e mërzitshme, mund të luani misionet e tjera, të shkoni në parukeri, të pilotoni një avion boing, e shumë aktivitete të tjera që s’do dilte koha t’i përshkruanim dot këtu.
Comments
Post a Comment