Bloody Roar 4
(2003)
Të gjithë personazhet të cilët adhuruesit e serisë deshën dhe u mësuan tashmë mbas tre titujsh, nuk janë më. Shtojmë se seria duhet t'i kishte dhënë fund te treshi e të ruante pak nga dinjiteti i mbetur. Ja që zhvilluesit patën idenë ta vazhdonin.
Jo loja nuk është edhe aq e keqe, por u godit rëndë nga vlerësimi për të rritur duke bërë që shitjet të binin, pasi kjo seri kishte goxha gjak në të.
Si gjithmonë, e veçanta e Bloody Roar vazhdon të jetë metamorfoza në kafshë të ndryshme me fuqi e kombinime gjuajtjesh shkatërruese. Inovacioni në këtë titull të katërt ka të bëjë se zhiva e bishës që çlirohet, ka energjinë e vet personale.
Historia është thjeshtëzuar goxha në këtë titull të fundit. Në vend të një konflikti dypalësh midis fraksioneve, në këtë rast ngjarjet ndjekin hakmarrje personale ose zbulimin e sekreteve antike dragonjsh.
Bloody Roar 4 nuk u prit mirë as nga fansat, as nga kritika, nga asnjë. Vlerësimi si lojë për mosha të rritura ishte thjeshtë gozhda e arkivolit. Megjithatë, nëse akoma po kërkoni për ndonjë sfidë versus, Bloody Roar 4 do ofrojë diçka për ju, jo shumë, por sigurisht që nuk është një lojë për tu hedhur në plehra. S'kemi ç'të themi më për këtë lojë.
Comments
Post a Comment