Tekken 4

(2001)

Ndryshime radikale u bënë në serinë e katërt. Jo një titull i keq në vetvete, thjeshtë një titull shumë ndryshe nga çfarë fansat e Tekken prisnin. Stili i lojës madje u konsiderua si tepër i ngjashëm me një  tjetër seri që po fitonte famë në PS2, Virtua Fighters. Disa fansa nuk e pëlqyen lojën aspak. Fanatikët e serisë Tekken jo radhë e konsiderojnë këtë titull si dështim (për mendimin tonë nuk ishte i tillë, por disa nga kritikat më të përhapura në internet qëndrojnë).

Si gjithmonë karakteret kishin më tepër lëvizje në arsenal sesa titulli paraardhës, vetëm se combot nuk funksiononin si në lojërat e vjetra. Lojtari që ndodhej në qoshe, mund të shtynte kundërshtarin për të marrë pak frymë (një opsion që pa të drejtë u hoq më vonë), ashtu sikurse raundi mund të zgjerohej më tepër. Personazhet si gjithmonë ishin të mirë dizenjuar, por falë edhe opsioneve të konsolës PS2, kishte një përmirësim të dukshëm në grafikët e lojës.

Modaliteti Tekken Force i gjendur në këtë titull është më i vështiri, njëkohësisht më i arriri (vetëm se kjo varet nga individë të ndryshëm). Sa për historinë, në këtë titull gjërat lëvizin shumë më shpejtë se më parë. Kazuja Kazama rezulton se është gjallë sërish. Ai nuk i kishte mbijetuar vullkanit, thjeshtë Korporata G, rivalët e përbetuar të Mishima Zaibatsu e kanë klonuar atë. Për fat të keq, stili i luftimit Jujitsu (një përzierje  e këtij stili) i Jun Kazamës mungonte (do të risillej në jetë nga Asuka Kazama në titullin tjetër).

Comments

Popular posts from this blog

Tekken 5