Metal Slug 5

(2003)

Duke thyer rregullin e dy vjetëve, vetëm një vit më vonë nga MS 4, firma e përmendur disa herë më lartë në bashkëpunim me Noizy Factory, bën gabimin e radhës. MS 5 ishte më superiore se MS 4 por vetëm aq. 

Tashmë lojtarët mund të rrëshqasin përpara ndërsa gjuajnë objektivat, duke kaluar lirshëm nga një vend në tjetrin pa ulur intensitetin e sulmit. Pajisja e re mekanike është gjithashtu krejt origjinale; një tank që mund të përdoret edhe si robot. Skuadra e vjetër kthehet sërish e plotë në skenë duke lënë Trevor dhe Nadian jashtë kuadratit.

Historia e MS 5 është pak më e pranueshme se e katrës. Në të vërtetë kjo histori është krejt origjinale dhe fillon e mbaron brenda serisë. Forcat qeveritare (Marko dhe Tarma të njësisë Peregrin dhe Eri bashkë me Fion si njësia Sparroë) duhet të hetojnë gërmimet e një grupi terrorist të përfshira në disa gërmime në rrënojat e një civilizimi antik. 

Organizata terroriste mistike liron një shpirt të vjetër antik që do të shkaktonte shumë trazira në botë. Në fund do të luftoni me një krijesë që ngjan si vdekja...

Loja është e vështirë në mënyrën më ekstreme. Shenjat e vështirësisë së madhe dallohen që në MS 3 por në serinë e katërt dhe të pestë intensiteti i sulmit ndaj lojtarit radikalizohet. Në këtë periudhë, SNK nuk e gjen akoma veten. Të njëjtin fenomen e shikojmë edhe te lojërat e tjera të këtij gjiganti lojërash arkade si King of Fighters.

Comments

Popular posts from this blog

Tekken 5